75 Mall Live Search
15:22 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndryshon pozita e tretë në Premierligë, garë e nxehtë deri në fund

Tottenham Hotspur është rikthyer në pozitën e tretë në Premierligë pas fitores 4-0 ndaj Huddersffield.

Skuadra e Pochetinos u paraqit pa Harry Kane i lënduar duke arritur fitore të lehtë ndaj skuadrës që ka rënë nga liga.

Braziliani Lucas Moura ishte më i miri i ndeshjes me tre gola të shënuar, por Wanyama ishte futbollisti që shënoi golin e parë në ndeshje.

Me këtë fitore, Spurs ka 67 pikë, një më shumë se Chelsea që rënditet në pozitën e katërt.

Përveç garës për titull që do të jetë deri në fund mes Liverpoolit e Cityt, në Premierligë garë e nxehtë do të jetë edhe për pozitat tre e katër, aty ku po garojnë Tottenham, Chelsea, Arsenal e Manchester United./Indeksonline.