Ndryshon sërish orari i ndeshjeve të Superligës, xhiroja e 22-të nis nesër

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 22-të në Superligë.
Nga nesër, futbolli kosovar zhvillohet me një orar të ri, shkruan Indeksonline
Ndeshjet nga tani e tutje nisin nga ora 14:00 dhe jo 13:00.
Java e 22-të nis nesër me dy ndeshje. Suhareka e pret Gjilanin, ndëarsa Feronikeli ’74 e pret Dukagjinin.
Të dielën Drita e pret Ferizajn, Malisheva e pret Ballkanin.
Kurse të hënën zhvillohet derbi i javës mes Prishtinës dhe Llapit, në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.//Indeksonline/
