Ndryshon situata, Depay pranë kalimit te skuadra e Premierligës

Raportimet janë në rritje për një transferim të mundshëm të Memphis Depay tek Newcastle United.
Kontrata e futbollistit holandez skadon në fund të sezonit dhe nuk ka gjasa të rinovohet, kjo pasi që as futbollisti nuk është i interesuar për shkak të mungesës së minutave.
Përfaqësuesit e klubit kanë kontaktuar tashmë agjentin e Depay për të diskutuar një lëvizje të mundshme në janar dhe një kalim tek Newcastle duket pozitiv edhe për futbollistin.
Gjithçka pritet të vendoset shumë shpejt, me zyrtarizimin që mund të bëhet javën e ardhshme.