Ndryshon tabela e Serie A pas vendimit për kthimin e 15 pikëve të Juventusit

Skuadra e Juventusit sot ka marr një lajm të mirë, ku FIGC pezulloi vendimin për dënimin me 15 pikë.
Me rikthimin e pikëve të Juventusit, ka ndryshuar edhe tabela e Serie A, ku tani “Zonja e Vjetër”, shkon në kuotën e 59 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, shkruan IndeksOnline.
Para tyre është Lazio me 61 pikë dhe Napoli me 75, kurse mbrapa lë Romën me 56 pikë dhe Milanin me 53 pikë, Interin 51 dhe Atalantan me 49 sosh.
Me këtë vendim, Juventusi tani ka gjasa të mëdha të luaj në Champions Leageu sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/
