75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Ndryshon tabela e Superligës pas ndeshjes Prishtina – Drita

Sot është zhvilluar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e mbetur nga java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri” ishte i barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.

Leotrim Kryeziu ishte golashenues për skuadrën nga kryeqyteti, ndërsa Arb Manaj për skuadrën gjilanase.

Ballkani është lider i Superligës me 22 pikë, aq sa ka edhe Drita e Malisheva, ndërsa Prishtina është në vendin e katërt me 20 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Ferizaji me 14 pikë, Dukagjini me 13 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 3 pikë./IndeksOnline/