00:00 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndryshon tabela në grupin e Kosovës

Kosova është mposhtur për herë të parë pas 16 ndeshjes.

Dardanët humbën me rezultat 3-5 në ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë në Southampton.

Kosova me këtë humbje mbetet në kuotën e 8 pikëve, derisa Anglia tashmë ka 12 pikë.

Çekia me fitoren e sotme ndaj Malit të Zi kalon ekipin tonë në renditjen tabelore me një pikë më shumë.

Mali i zi dhe Bullgaria mbeten me nga dy pikë. /IndeksOnline/