18:01 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e 39 puseve për ujë të pijshëm në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”, për hapjen e 39 puseve për ujë të pijshëm.

Hapja e puseve do të bëhet në vende të ndryshme publike, komunës, ku projekti është paraparë të realizohet për familjet në kushte të rënda ekonomike.

Në kuadër të këtij memorandumi, organizata merr përsipër realizimin e të gjitha shpenzimeve të këtij projekti, duke nisur nga hapja e puseve më thellësi të ndryshme, sipas nevojave që paraqiten, montimin e pompave të ujit më pajisjet përcjellëse e deri tek vendosja e rubinetës.

Ndërsa Komuna e Skenderajt do të bëjë identifikimin e familjeve, duke zgjedhur ato raste të cilat kanë më shumë nevojë, për pajisje me ujë të pijshëm.

Kurse përzgjedhja e familjeve do të bëhet se bashku më organizatën e cila edhe financon këtë projekt për furnizim me ujë.

Gjatë këtij takimi, i pari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës.
Drejtori, Abbas Shaker, i premtoi kryetarit, Jashari, bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në fushat e tjera si atë të bujqësisë, duke përkrahur me grante të ndryshme fermerët tonë.