18:24 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në 10 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, Haradinaj: Kosova ka dëshmuar progres dhe po rritë besimin tek qytetaret

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se është kënaqësi të shohësh se si institucionet e Kosovës kanë avancuar në zhvillim, në mbrojtje të popullit dhe respektim të vullnetit të tyre.

Në shënimin e 10 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, Haradinaj tha se ky institucion i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot, në shënimin e 10 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, institucion ky që i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionim e një shteti të së drejtës.

Është kënaqësi të shohësh se si institucionet e Kosovës kanë avancuar në zhvillim, në mbrojtje të popullit dhe respektim të vullnetit të tyre.

Kosova ka dëshmuar progres dhe po e rritë në vazhdimësi besimin tek qytetarët, se të drejtat dhe liritë e tyre janë të garantuara.

RH