S’është publikuar ende rezultati përfundimtar i votave, në 12 komuna
Kanë kaluar dy ditë prej kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Edhe pse kanë kaluar dy ditë kur ka përfunduar mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ende s’ka përfunduar procesimi i votave.
Sipas ueb faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tashti janë procesuar 98.47 për qind të votave apo 2 mijë e 508 nga 2 mijë e 547 vendvotime.
Sipas këtyre rezultateve janë 12 komuna në të cilat s’ka përfunduar ende procesimi.
Më poshtë, komunat në të cilat nuk ka përfunduar rezultati i votave:
Deçan 91.44 për qind apo 51 nga 54 vendvotime
Gjakovë 99.30 për qind apo 141 nga 142 vendvotime
Kamenicë 98.21 për qind apo 55 nga 56 vendvotime
Mitrovicë e Jugut 99.04 për qind apo 103 nga 104 vendvotime
Rahovec 96.25 për qind apo 77 nga 80 vendvotime
Podujevë 94.59 për qind apo 105 nga 11 vendvotime
Prishtinë 98.79 për qind apo 244 nga 247 vendvotime
Prizren 95.05 për qind apo 211 nga 222 vendvotime
Skenderaj 93.51 për qind apo 72 nga 77 vendvotime
Suharekë 97.75 për qind apo 87 nga 89 vendvotime.
Ferizaj 98.64 për qind apo 145 nga 147 vendvotime
Vushtrri 98.96 për qind apo 95 nga 96 vendvotime.