22:26 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në 20 vjetorin e lirisë, Thaçi fotografohet me ushtarët e Republikës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte ka publikuar një fotografi me ushtarët e Republikës së vendit.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se në 20 vjetorin e lirisë po fotografohet me ushtarët, që janë në shërbim të atdheut çdo natë, transmeton Indeksonline.

“Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës, që sikurse çdo ditë tjetër edhe sonte janë në shërbim të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/