18:23 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në 2018-ën mijëra vizita mjekësore në shtëpi

Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka filluar sot vizitat mjekësore nëpër shtëpitë e kësaj komune. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Kjo, sipas tij, është vetëm një nga 400 vizitat që do të bëhen gjatë një muaji nga profesionistët shëndetësorë të kujdesit parësor në Ferizaj, deria shtoi se gjatë vitit 2018 do të realizohen mbi 8 mijë vizita shtëpiake në komuna të ndryshme të Kosovës.

Postimi i plotë i Uran Ismailit në Facebook:

Bleroni, tre vjeç, dhe vëllai i tij Driloni, 1 vit e gjysmë, sot u vizituan në shtëpitë e tyre nga ekipi i Qendrës Mjekësore Familjare të Ferizajt, infermierja Kefsere dhe infermierja Haxhere.

Kjo është vetëm një nga 400 vizitat që do të bëhen gjatë një muaji nga profesionistët shëndetësorë të kujdesit parësor në Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in, për mirëqenien e nënave dhe fëmijëve deri në 3 vjeç.

Projekti i vizitave në shtëpi ka për qëllim të sigurojë mbrojtje shëndetësore për grupet më të cenueshme të popullatës, me theks të veçantë për kategorinë e nënave dhe fëmijëve.

Gjatë vitit 2018 do të realizohen mbi 8 mijë vizita shtëpiake në komuna të ndryshme të Kosovës.
#AfërQytetarëve