75 Mall Live Search
18:54 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

“Në 21 vjetorin e rënies heroike të Shkelzen e Luan Haradinaj, të merren me shërimin e nënës Rukë, tronditëse dhe paradoks”

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së VV-së Fitore Pacolli e cila kë përmendur shërimin e nënës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Shqipëri.

Reshitaj ka thënë se të merren me nënën e dy dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, është paradoks dhe tronditëse.

“Në 21 vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Shkëlzen Haradinaj, të dëgjosh nga një deputete e Kuvendit të Kosovës, Kuvend ky që ekziston fal gjakut të derdhur të Shkëlzenit, Luanit e shumë heronjve tjerë, se nëna Rukë qenka dërguar për shërim në Shqipëri, vendin nga ku bijtë e saj u nisën për lirinë tonë, është sa paradoks aq edhe tronditëse”, ka shkruar Reshitaj.

Ajo ka thënë tutje se në vend që të mbjellët urrejtje, do të ishte më e udhës  që deputetja Pacolli, të shkonte e të vizitonte nënë e Shkelzen e Luan Haradinajt.

“Sa mbillni urrejtje me verbësinë e ambicieve patologjike, do kishte qenë më e shëndoshë sikur të ishit kujtuar që si deputete, ta kishit vizituar ndonjëherë, sidomos në këto ditë përvjetorësh, nënën Rukë, nënë e tre djemve të vrarë dhe dy të plagosur. E ndoshta atëherë do reflektonit dhe ta kuptonit nga përjetimet dhe dhimbjet e plagëve të pashëruara të shpirtit të saj, edhe gjendjen shëndetësore të kësaj nëne, si dhe paradoksin e të marruarit me vend shërimin”, ka shkruar ajo.