Në 21-vjetorin e rënies, Kosova nderon heronjtë e kombit
Në 21-vjetorin e rënies, Kosova sot nderon dhe përkujton me epitet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula.
Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë në altarin e lirisë duke i dalë zot vendit. Kontributi i jashtëzakonshëm i Bekim Berishës-Abesë për lirinë e Kosovës ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.
Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave. Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës.