75 Mall Live Search
09:13 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në 21-vjetorin e rënies, Thaçi dekoron Jakup Agushin me urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Jakup Agushin.

Këtë ai e ka bërë në 21 vjetorin e rënies së tij, përcjellë Indeksonline.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se dëshmorët, jeta dhe vepra e tyre janë themele të lirisë dhe pavarësisë.

“Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë!”, shkroi Thaçi.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit