75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 901 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës anti-Covid.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040  doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftimin e MSh-së