75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 14 Shtator 2021 / LB

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së në 24 orët e fundit janë dhënë 20 144 doza të vaksinës anti-Covid.

Deri më sot 369 033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.  Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.