Në 24 orët e fundit mbi 19 mijë qytetarë kanë marrë vaksinat anti-Covid

Në 24 orët e fundit mbi 19 mijë qytetarë kanë marrë vaksinat anti-Covid.
Deri më sot, rreth 338.147 qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër pandemisë Covid-19.
Kjo e dhënë është bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.