Policia shqiptn 662 tiketa në bazë të Ligjit antiCovid, brenda 24-orëve

Që nga muaji mars Kosova vazhdon të përballet me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.
Kur edhe u konfirmuan rastet e para, institucionet përgjegjëse ndërmorën masa nga më të ndryshmet që të bëhet parandalimi i përhapjes edhe më të madhe.
Pavarësisht se këto masa ndryshuan kohë pas kohe, tri nga themeloret nuk u larguan.
Vendosja e maskës, mbajtja e higjienës dhe respektimi i distancës. Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 662 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, raporton Indeksonline.
Për disa muaj radhazi Policia e Kosovës po vazhdon që të kontribuojë në këtë aspekt, në mënyrë që rreziku i këtij virusi dhe përhapja e tij tek njerëzit sado pak të pamundësohet./Indeksonline/