75 Mall Live Search
14:55 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Në 24 vjetorin e rënies, Suhareka përkujton heroin Besim Ndrecaj

Në 24 vjetorin e rënies të heroit, Besim Ndrecaj, sot në Suharekë janë bërë homazhe para shtatores së tij.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sali Zyba si dhe shumë zyrtarë të tjerë të kësaj komune kanë vendosur kurora lulesh, duke e quajtur atë si krenari të qytetit.

“Besim Ndrecaj është krenaria e Therandës dhe e gjithë shqiptarëve. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Muharremaj.

Dëshmori i kombit shqiptar, Besim Ndrecaj lindi më 190 maj 1956 në fshatin Maqitevë të Suharekës, transmeton Indeksonline.

Ai nga 30 dhjetori i vitit 1991 ishte në Lëvizjes Guerile ‘Shqipet e Lirisë’ derisa ra heroikisht më 3 maj të 1995 në Malësi të Re.

Heroi Ndrecaj, po këtë ditë vrau komandantin famëkeq të policisë serbe, Dragan Shoshkiç. /Indeksonline/