Në 25 vjetorin e çlirimit, Qemajl Aliu takon familjarët e dëshmorëve të komunës së Shtimës

Kryetari i komunës së Shtimes Qemajl Aliu në 25 vjetorin e çlirimit ka takuar nënat, gratë, motrat apo mbesat e të gjithë dëshmorëve të Komunës së Shtimes.
Aliu ka thënë se se sot ka përjetuar një nga ditet më të veçanta .
“Sot përjetova një nga ditët më të veçanta e u ndjeva mëse i nderuar, jo vetëm në detyrë por në jetë. Në një takim tejet emocional e me çaste edhe drithëruese, në këtë format unik për nder të jubileut çerekshekullor të çlirimit i mirëprita dhe i takova nënat, gratë, motrat apo mbesat e të gjithë dëshmorëve të Komunës së Shtimes”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Derisa ka shprehur mirënjohje për sakrificën e madhe të dëshmorëve ka thënë se ata e trasuan rrugën, ndërkaq neve na mbetet ta ndjekim atë, me përkushtim dhe dashuri të pafundme për atdheun.
“Ata janë heronjtë e vërtetë sepse dhanë gjithçka pa kursyer për atdheun tonë. Dhembja për humbjen e tyre është e pafund, por trashëgimia e tyre jeton përherë në zemrat tona. Ne të tjerët kemi detyrën e shenjtë të punojmë pa u lodhur, për të realizuar ëndrrat dhe synimet e tyre”, ka shkruar Aliu në Facebook.