75 Mall Live Search
20:37 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Burim

Në 26-vjetorin e çlirimit të Gjilanit zbulohet pllaka “Shtëpi bazë e UÇK-së”

Në 26-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, në hyrje të ndërtesës së Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, u bë zbulimi i pllakës me mbishkrimin “Shtëpi bazë e UÇK-së”.

Sipas një njoftimi nga ana e BIK-ut, përveç anëtarëve të këshillit pjesëmarrës në këtë përurim ishte edhe komandanti i ish-ZOK të UÇK-së, Ahmet Isufi.

“Bashkësia Islame në Gjilan, në rrethanat më të vështira iu përgjegj rezistencës gjithëpopullore në proceset e pajtimit të gjaqeve, të ofrimit të kushteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për angazhimin politik e ushtarak në shërbim të çlirimit të atdheut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIK-ut.

“Në emër të ZOK-ut të UÇK-së, shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë imamët dhe stafin e BIK-ut, që dhanë kontribut për ditët e lirisë që sot i gëzojmë”, tha Isufi.