75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në 28 vjetorin e martesës Michelle Obama tregon përse e dashuron kaq shumë Barack

Dita e djeshme ka shënuar 28 vjetorin e martesës së Michelle dhe Barack Obamës. Ka qenë ish-Zonja e Parë e SHBA-së e cila nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale ka treguar se sa vite kanë kaluar nga martesa me bashkëshortin e saj. Ajo ka postuar një foto me ish- presidentin e Amerikës ku krahas saj ka bërë edhe dedikimin prekës.

 “28 vite bashkë. Unë e dua Barack Obamën  për buzëqeshjen e tij, karakterin e tij dhe dhembshurinë e tij. Shumë mirënjohës që e kam atë si një partner në gjithçka që jeta na përballë. Të dua, Barak “.- ka shkruar.

Çifti i lumtur u martua në Trinity United Church of Christ në Çikago. Në vitin 1998, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Malia, dhe në 2001 mbërriti vajza e tyre e dytë Sasha.