75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / C E

Në 38 vjetorin e “Torcidave”, Trepça deklason Dritën

Klubi i basketbollit Trepça e ka mposhtur sot me rezultat të thellë 107:47 klubin e Dritës, përballje kjo e vlefshme për xhiron e 24 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça që nga fillimi i ndeshjes tregoi paraqitje bindëse, ku çerekun e parë e mbylli me rezultat 34:10, kurse çerekun e dytë e mbylli me epërsi prej tetë pikëve, respektivisht 20:12.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku çerekun e parë e mbylli me rezultat 27:15, ndërsa çerekun e fundit të lojës e mbylli me shifrat 26:10, duke bërë kështu që rezultati përfundimtar në semafor të jetë 107:47 në favor të Trepçës.

Ndërkaq, me këtë fitore të Trepçës filloi edhe festa e “Torcidës”, që festoi 38 vjetorin e themelimit në një atmosferë fantastike.

Trepça ka 17 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit 24 humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara.