18:33 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në 50 vjetorin e lindjes dhe 15 vjetorin e martesës Haradinaj në bjeshkët e Gllogjanit (Foto)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka festuar sot ditëlindjen e tij.

Në 50 vjetorin e lindjes Haradinaj ka qenë pranë familjarëve e miqve në bjeshkët e Gllogjanit, transmeton Indeksonline.

Madje është pikërisht bashkëshortja, Anita e cila ka publikuar disa fotografi shumë të këndshme me mbishkrim shumë të veçantë, ku ka treguar se sot festojnë edhe 15 vjetorin e martesës.

Postimi i plotë:

Ne bjeshket e Gllogjanit ne Shtedim e sfiduam sot forcen, moshen dhe dashurine!!! Ne nder te Ditelindjes dhe ne respekt te 15 vjetorit te marteses jemi ngjit me ecje per 3 ore! Gezuar, se kogja n’forme per 50 vjec Komandant ?