Në 55 vjetorin e veprimtarisë politike, Selatin Novosella, dekorohet nga presidentin me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se në 75 vjetorin e lindjes si dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike e atdhetare nga dekoruar veprimtarin e njohur Selatin Novosella me urdhrin “ Hasan Prishtina”, shkruan IndeksOnline.
Thaçi ka thënë se Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën.
Njoftimi i plotë i tij:
Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën.
Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi. HTH