11:42 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në 6 muaj pandemi, Covidi-19 shkakton rreth një milion viktima dhe 27 milionë të infektuar

Sot bëhen gjashtë muaj që kur koronavirusi u etikua si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, shefi i OBSH-së dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se ishte i shqetësuar nga niveli alarmant i mosveprimit nga qeveritë e shteteve.

Ai u bëri thirrje atyre të ndryshohin rrjedhën e shpërthimit, duke marrë masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku të padukshëm.

Disa vende kanë treguar se ky virus mund të shtypet dhe të kontrollohet”, tha ai.

Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij, Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia  dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atë kohë, ndërsa Kina dhe Koreja e Jugut kishin kaluar tashmë rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, rastet e të të infektuarëve po rriten në shumë vende. Disa vende që arritën të kontrollonin numrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

Më shumë se 27 milionë raste janë konfirmuar globalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afro një milion. SHBA-ja deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000 persona, ndiqet nga Brzili, India dhe Meksika.