75 Mall Live Search
10:42 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në 6 muajt e parë të vitit, numri i vdekjeve në Suedi më i larti në 150 vjet

Suedia, një nga shtetet e pakta që nuk izoluan popullsinë për shkak të koronavirusit, ka shënuar një rekord vdekjesh në 6-mujorin e parë të këtij viti.

“Daily Mail” shkruan se nga janari deri në fund të qershorit, në Suedi ndërruan jetë 51,405 persona, 4,500 nga të cilët nga koronavirusi. Këto janë shifrat më të lartë në 150 vjet në Suedi. Në vitin e largët 1869 ndërruan jetë 55,431 persona, shumica e të cilëve për shkak të urisë. Në atë kohë, popullsia e Suedisë ishte 4,1 milionë banorë, ndërsa sot është 10,3 milionë.

Në ndryshim nga pjesa më e madhe e botës, Suedia nuk u izolua në fillimin e përhapjes së koronavirusit, duke synuar imunitetin e tufës.

Edhe pse shifrat e vdekshmërisë në këtë 6-mujor janë në nivele rekord negative brenda vendit, sërish krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Italinë, numri i vdekjeve krahasuar me numrin e popullsisë është më i ulët në Suedi.