Në 7 muaj, kaq milionë të huaj në Shqipëri (Pamje)
Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë.
Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.
Pushuesit polake janë ato që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për janar-korrikun e këtij viti.
Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtar ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht, por edhe në mënyrë të organizuar.
Nisja e sezonit ka qenë pak e vakët, por gjithçka është rikuperuar në 2 javët e fundit të korrikut dhe gjatë gushtit thotë menaxherja e një rrjeti hotelesh.
Si numër të përgjithshëm kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.
Për t’u rikthyer tek shifra numri të huaj të hyrë në vendin tonë në 7-mujorin e 2018-s është gati 3 milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.