75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Në 7 qytete të Kosovës sot fillon vaksinimi në terren

Sot fillon vaksinimi kundër Covid-19 në terren në shtatë qytete të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, ku thonë se kjo është një mundësi më shumë.

Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19. Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani. Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!“, thuhet në njoftim./Indeksonline/