75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 02 Janar 2025 / A. M.

Në “Adem Jashari”, dje u anuluan 38 fluturime – sot 4

Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, ka theksuar se dukshmëria ka qenë shumë e ulët edhe sot shkak i mjegullës.“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme.

Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje”.“Sot janë anuluar katër fluturime deri me tani. Dukshmëria ka qene nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara për Klanin.