Në AKP u zhvillua aksion vullnetar i dhurimit të gjakut
Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit sot u zhvillua aksion humanitar dhe vullnetar i dhurimit të gjakut nga zyrtarë të AKP-së.
Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Selinë Qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në prani të ekipeve të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare, dhuruan gjak një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve nga selia qendrore dhe zyret regjionale të AKP-së.
Agjencia për çdo vit organizon aksion humanitar dhe vullnetar për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe në mbështetje të qytetarëve pacientë, të sëmurë apo të lënduar që kanë nevojë për gjak dhe përbërës të gjakut.
AKP falënderon Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për bashkëpunimin dhe të gjithë zyrtaret dhe zyrtarët e saj për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për të dhuruar gjak, për të dhënë shpresë e për të shpëtuar jetë./Indeksonline/

