75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / B O

Në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë-Bogë pati rrëshqitje masive të dheut mbrëmë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 ka pasur një rrëshqitje masive dheu në rrugën Pejë – Kuçishtë – Bogë.

“Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri teknike: ekskavator dhe lugëngarkues dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdon heqja e masës së dheut nga rruga. Do cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e më tjej ka reshje të mëdha bore. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë heqja e borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës”, thuhet në raportin e MI-së.

Ndërkohë në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka pasur intervenime me ngrica gjatë natës, saktësisht në rrugët: Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë dhe Zhur – Dragash – Restelicë.