75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Angli akulloret me vanilje nuk përmbajnë vanilje

Disa marka të akullores me vanilje  janë zbuluar  që nuk përdorin vanilje, krem dhe qumshtë të freskët  pas një hetimi.

Përbërësit kryesor mungonin në disa markete dhe marka të akullores. Vetëm 12 akullore në 24 përmbanin të tre përbërësit kryesor ndërsa gjysma tjetër përmbanin vetëm njërin përbërës ose asnjërin, transmeton Indeksonline.

Nga pesë produktet që nuk përmbanin vanilje, krem dhe qumësht të freskët, katër ishin super markete që e prodhonin vetë.

Sipas hetimit u zbulua që kremi dhe qumështi zëvendësoheshin me qumësht pa yndyrë dhe me proteinë të hirrës, ndërsa vaniljen me një aromë të përgjithshme. Ky hetim u krye nga kompania “Which?” ./Indeksonline/