E bëjnë të kryer në Angli: Silva lojtar i Chelsea-s

Chelsea do të përfundojë transferimin e Thiago Silvas gjatë kësaj jave.
Sipas mediave angleze, Frank Lampardi, është shumë afër që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit brazilian.
Ai do të nënshkruajë fillimisht një kontratë 12- mujore me të drejta vazhdimi, shkruan Indeksonline.
Dhe pritja është që një marrëveshje të përfundojë nga klubi Stamford Bridge gjatë pjesës së hershme të kësaj jave, përveç nëse ka një ndryshim të papritur.

Kontrata e Silvas skadoi pas humbjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve të së dielës mbrëma ndaj Bayern Munich, që do të thotë se ai është në dispozicion me një transferim falas.
Frank Lampardi është i prirur të shtojë përforcime mbrojtëse te skuadra e tij gjatë merkatos pasi skuadra e tij pranoi 79 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar.
Dhe ekziston një ndjenjë që Silva, me gjithë faktin, që ai mbush 36 vjeç muajin tjetër, mund të përmirësojë prapavijën e klubit. /IndeksOnline/