75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

Në Angli e quajnë ‘punë të kryer’ largimin e Xhakës, ky pritet të jetë zëvendësuesi i tij te Arsenali

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit veror të transferimeve.

Ylli i Kombëtares së Zvicrës menjëherë pas Kampionatit Europian EURO20, pritet të nënshkruaj kontratë me AS Romën, kështu raporton edhe GOAL, shkruan IndeksOnline

Madje klubi ‘Topçinjtë’ ka filluar të hulumtoj për zëvendësuesin e kosovarit.

Nëse Xhaka largohet, atëherë te Arsenali pritet të arrij lojtari i Wolves, Ruben Neves me një shifër plotë 35 milionë funta.

Mesfushori nga Kosova që luan te Zvicra, gjatë sezonit të fundit në Premierligë – bëri 31 paraqitje, asistoi në 2 gola dhe shënoi një./IndeksOnline/