11:36 / E Martë, 10 Nëntor 2020

Në ankandi.com mund të blini produkte deri 90% më lirë, me çmim prej 1 cent!

Duket e pabesueshme por ka ardhur koha që në Kosovë, Konsumatori të përcaktoj çmimin e shitjes dhe kohëzgjatjen e ofertës dhe pa dyshim një nga format më efektive për të blerë produkte ekskluzive me çmime jashtëzakonisht të lira është edhe blerja përmes ankandit, e cila mund të ju siguroj produkte me çmime deri 80-90% më lirë se sa çmimi real në treg. Këtë mund ta arrini duke blerë në ankandi.com.

Ankandi si metodë e shitjes apo blerjes realizohet përmes thirrjes publike për të ofertuar për produkte të përzgjedhura. Çmimi i produktit në ankand përcaktohet nga ofertat që vijnë për të, pra nga konsumatorët. Në dallim nga ankandet klasike, ankandi.com ofron mundësi unike që të bleni produkte të lira pa patur nevojë të ofertoni me shuma të mëdha parash.

Pjesëmarrja në ankandin online është shumë e lehtë. Krejt çka duhet të bëni, është të regjistroheni duke hapur një llogari personale me numër të telefonit dhe të filloni të ofertoni (bidoni) për produktet.

Çfarë mund të bleni në ankandi.com?

Mund të bleni llojllojshmëri të produkteve si smart phone, televizora, llaptopa, produkte shtëpiake, video lojra, kozmetikë, aksesor, arrangjmane turistike dhe shumëçka tjetër. Të gjitha produktet në ankand publikohen me çmim fillestar prej 1 cent.

Me rastin e hapjes online më 20 Nëntor 2020, kemi përgatitur ofertë ekskluzive me produktet më të dëshiruara nga konsumatorët duke filluar me Iphone 12 64GB, Samsung Note Ultra, Play Station 4 1TB, Ipad Apple 7 32GB, Televizor Samsung 65” 4K Ultra HD, Vouchera, Syze, Ora, dhe shumë produkte tjera që mund t’i shihni në faqen e ankandi.com.

Si realizohet ofertimi (bidimi) në ankandi.com?

Ofertimi në ankandi.com realizohet përmes BID-ave. BID-at janë kredita (coins) që ju duhen për të marrë pjesë në ankand. Ju mund të ofertoni me 1 BID në çdo rast dhe çmimi i produktit rritet për 1 cent dhe nëse nuk ka ofertim tjetër brenda 10 sekondave, atëherë ju siguroni të drejtën e blerjes së produktit me çmimin e fundit të arritur me ankand.

BID-at mund t’i siguroni përmes blerjes së njërës nga 6 pakot e bidave në ankandi.com, të cilat me rastin e hapjes deri të premten më 20 Nëntor 2020 mund të blehen me 20% zbritje përmes kartelave bankare apo edhe me para në dorë duke bërë pagesën në të gjitha pikat e Capital Ria dhe Hib Petrol.

Kur përfundon ankandi për një produkt dhe kur sigurohet e drejta për ta blerë atë?

Afati për mbyllje të ofertimit për një produkt është në dorën e Konsumatorit. Ankandi për një produkt mbyllet kur të përfundojnë bidimet për të dhe konsumatori i fundit që ka biduar siguron të drejtën për ta blerë produktin me çmimin e arritur në ankand. Njoftimi për përfundim të ankandit shfaqet në ekran dhe menjëherë njoftoheni me SMS që ju keni siguruar të drejtën për ta blerë produktin.

Për më shumë informata lidhur me pjesëmarrjen në ankand mund të klikoni në videon më poshtë apo edhe të vizitoni rubrikën e pyetjeve të shpeshta në ankandi.com

Rri gati dhe qitja çmimin vet produktit që ti dëshiron!