Në argjendarinë që grabitën në Ferizaj, hajnat gjuajtën edhe me armë!
Ditët e fundit numri i grabitjeve të armatosura në komuna të ndryshme të vendit, ka shënuar rritje.
E grabitja e radhës ka ndodhur në qytetin e Ferizajit, tek një argjendari.
Indeksonline ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen plumbat që mendohet të jenë shkrepur nga grabitësit.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 17:45 dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

“Po dy persona me maska dhe të armatosur kanë kryer një grabitje në një argjendari në qytet. Ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë. Për detaje të tjera iu njoftojmë më vonë”, ka treguar shkurt ai për Indeksonline. / Indeksonline/
