22:56 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Athinë, Milani ”turpërohet” nga grekët dhe eliminohet nga Europa League

Milani i ka dhënë fund aventurës evropiane në Europa League në kryeqytetin grek, Athinë.

”Rossonerët” janë mposhtur në ndeshjen deçizive sonte nga Olympiacosi me rezultat, 3-1.

Golat për grekët i shënuan Cisse, Fortounis dhe një autogol i Zapatas, teksa për mysafirët shënoi Zapata, dy minuta pasi shënoi autogol, transmeton IndeksOnline.

Kështu, me 10 pikë të grumbulluara nga 6 ndeshje, Milani eliminohet nga Europa League.

Ndërsa, nga Grupi F, janë kualifikuar nga Real Betisi me 12 pikë dhe Olympiacos me 10 pikë, aq sa Milani, por me golaverash më të mirë.

Përveç Milanit, edhe Dudelange është eliminuar nga ky kompeticion, me vetëm një pikë të grumbulluar./IndeksOnline/