75 Mall Live Search
20:53 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / F.R

Në ballë të odës, Ilir Ferati vet i katërti për rrugëtimin e 28 dhjetorit

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit qytetar në prag të proceseve politike në vend.

Ferati ishte bashkë me tre kandidatët për deputetë Besim Mulaj, Serbeze Kabashi Muçaj dhe Shkëmb Manaj, të cilët po vazhdojnë takimet me qytetarë në fshatra dhe lokalitete të ndryshme të Komunës së Istogut.

Gjatë takimeve të mbajtura sonte në Banjë dhe Kërrninë, u vërejt një entuziazëm i madh nga strukturat e LDK-së dhe qytetarët, të cilët u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre për programin dhe vizionin e kësaj partie.

“Jemi bashkë në këtë rrugëtim për ta forcuar LDK-në dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje të përgjegjshme dhe vizionare. Kandidatët tanë për deputetë përfaqësojnë vlera, përvojë dhe përkushtim ndaj qytetarëve,” ka shkruar Ferati./IndeksOnline/