Në ballë të odës, zyrtari i lartë i AAK-së në Prishtinë po bën fushatë për LDK-në
Shkumbin Mehmetaj-Bimi duket se ka ndryshuar ideologji dhe parti.
Një nga figurat më të privilegjuara në parti nga Ramush Haradinaj në Prishtinë është parë sot në tubimet elektorale të LDK-së.
Bashkë me nënkryetarin Shkëmb Manaj, Bimi ka kërkuar publikisht votë për Perparim Ramën në Prishtinë.
Mehmetaj është drejtor aktual i Pronës dhe Kadastrit në Prishtinë nga koalicioni LDK-AAK në kryeqytet. /Indeksonline/


