75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Ballkan, siç duket koronavirusi ka “zgjedhur” Serbinë

9 persona kanë humbur jetën dhe 411 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit në Serbi. Deri në këto momente në Serbi kanë humbur jetën 94 persona ndërsa të infektuarit janë 4465.

Lajmi më i keq nga Serbia është se pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar dhe 533 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë.

Drejtuesja e Institutit “Batut”, Darija Kisiq Tepavçeviç deklaron se nga 4,936 punonjës shëndetësorë që janë testuar dhe rreth 1000 të tjerë janë në pritje të rezultatit të analizave. /IndeksOnline/