75 Mall Live Search
23:29 / E Diele, 05 Maj 2024 / G T

Në Bayern? Zinedine Zidane flet për të ardhmen e tij

Skuadra e Bayernit është duke kërkuar trajner të ri pasi Thomas Tuchel ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni.

Një nga emrat e përmendur ishte edhe legjenda franceze, Zinedine Zidane, shkruan Indeksonline

Zidane u pyet rreth një kalimi të mundshëm në Bayern Munchen kurse përgjigja e tij tregon rreth spekulimeve të fundit.

“Në Bayern Munchen? Jo, unë do ta shikoj ndeshjen – shpresoj që Real Madridi fiton”, tha Zidane.

Kujtojmë që këtë të mërkure, Real Madridi e pret në “Santiago” Bayernin për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Champions League – takimi i parë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2./Indeksonline/