75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / G T

“Në Bazel ishte një natë e keqe”, Lindon Emërllahu për sfidat e shtatorit dhe formën e mirë: Mund ta bëjmë ëndrrën realitet!

Kombëtarja e Kosovës luajti dy ndeshje gjatë muajit shtator, një humbje (ndaj Zvicrës) dhe një fitore (ndaj Suedisë). Lindon Emërllahu, ishte i ftuar në listën e Franco Fodas dhe luajti gjashtë minuta në këto dy ndeshje.

Ai foli për Indeksonline.net rreth humbjes në Bazel, fitores në “Fadil Vokrri”, kartonit të kuq dhe për formën fantastike në Rumani, te Cluji.

May be an image of 3 people, people playing football, people playing soccer and text that says '몽 韓 19 SHPEADAHMETI SHPESDAHNETI'

“Në Bazel mund të them se ishte vetëm një natë e keqe për ne. Pasi vërtetë ne kemi kualitet brenda grupit, lojtarë me përvojë dhe të rinj që bëjmë një ‘mix’ mjaftë të mirë.

“Ndeshja me Suedinë ishte krejt ndryshe. Ishim më të qartë në detyrat që na i përcaktoi trajneri. Gabime kishim më pak dhe luftuam gjithë së bashku për të marrë këtë fitore të madhe”, u shpreh Emërllahu për Indeksonline

Ish-mesfushori i Ballkanit ndaj Suedisë u fut në lojë në minutën e 85’të. Ai u ndëshkua me dy kartonë të shpejt të verdhë dhe u largua nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes.

May be an image of 4 people, people playing football, people playing soccer and text

Për këto dy kartona të verdhë, ai u shpreh: Nuk mund të them asgjë. Ishte diçka që ndodhi shumë shpejt. Kështu që duhet harruar shpejt dhe të mos përsëritet më. Me rëndësi morën tri pikë ndaj një kombëtareje shumë të fortë dhe me eksperiencë.

Kombëtarja e Kosovës tani ka grumbulluar tri pikë dhe është në pozitën e dytë. Në tetor luajnë dy ndeshje të forta, ndaj Sllovenisë në Prishtinë dhe ndaj Suedisë si mysafire.

Mesfushori i Clujit thotë se fokusi ndaj Sllovenisë është vetëm një rezultat pozitiv.

“Do marrim ndeshjet një nga një dhe do shohim se ku do i kemi synimet. Ndeshja ndaj Sllovenisë brenda në shtëpi besoj që mund të qartësojë se deri ku mund të shkojmë. Dhe dalëngadalë të na bëhet ëndrra realitet. Jemi në vendin e dytë dhe kemi një orar mjaftë të mirë”.

“Ndeshjën ndaj Sllovenisë besoj që do të hyjmë vetëm për rezultat pozitivi. Dhe pastaj mendojmë për Suedinë”, vazhdoi tutje lojtari i Clujit

22-vjeçari e ka nisur në mënyrë më të mirë sezonin e ri te ekipi rumun, CFR Cluj. Në katër ndeshje, Emërllahu ka shënuar dy gola.

“Forma ime është mjaftë e mirë në Cluj dhe shpresojë të vazhdojë kështu. Sa i përketë pozicionit, mund të luajë në disa prej tyre në mesfush. Mund të jap më të mirën edhe si 6-sh dhe si 8-sh.”.

Pritshmëritë e tij për sezonin 2025/26 me Clujin:

“Sezonin nuk e kemi nisur mirë, por besoj që nga loja e ardhshme do të kthehemi me rezultate pozitive për klubin dhe do të ngritemi lartë dalëngadalë. Synimi është të ngritemi sa më lartë në tabelë dhe të luftojmë për tri vendet e para. Kemi kualitet dhe besoj se mund ta arrijmë këtë sukses”, tha lojtari kosovar

Kujtojmë që Lindon Emërllahu te Cluji luan së bashku me Meriton Korenicën. Në shtatë ndeshje në ligë, Cluji ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë./Indeksonline/

news main image