Vdes vajza 3-vjeçare, në Belgjikë, viktima më e re në vend

Një vajzë 3-vjeçare vdiq sot nga koronavirusi në Belgjikë, duke u bërë viktma më e re e Covidit-19 e regjistruar në vend.
Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve në Belgjikë është në rritje: mesatarisht tre në ditë në javën e kaluar.
Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në vend totali i infeksioneve është rritur në 64.847 raste, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 9812. Provinca e Antwerp ka numrin më të madh të rasteve të infeksionit.
Belgjika, do të zbatojë kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference shtypi ditën e djeshme tha se këto masa po merren ngaqë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.
Nga e shtuna më 25 korrik, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në më shumë vende publike, siç janë tregjet dhe ndërtesat publike.
Gjithashtu, ora e mbylljes së dyqaneve gjatë orarit të natës do të jetë në orën 10:00, por ora e mbylljes për kafenetë dhe baret mbetet e pandryshuar.
Klientëve në restorante, kafene dhe bare do t’ju kërkohet të lënë një adresë e-mail ose një numër telefoni.