19:41 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Në Bjeshkët e Sharrit filmohet një ari i madh (Video)

Nëpër rrjetet social është duke qarkulluar një video e një ariu të madh, e që thuhet se është parë në Bjeshkët e Sharrit.

Kjo video është postuar në llogarinë personale të Neshat Shabanit nga Tetova, i cili edhe e ka xhiruar këtë video.

Ariu gjigant shihet përderisa del papritur në rrugët e Bjeshkëve të Sharrit që gjendet në pjesën e Maqedonisë.

Shabani vërehet se është në veturë përderisa ka parë ariun dhe ka xhiruar.

Në video dëgjohet duke folur, ndërsa qëndron përball i qetë./Indeksonline/