75 Mall Live Search
13:43 / E Martë, 09 Korrik 2024 / L K

Në bord të KOSTT-it qëndron pronari i kompanisë që dyshohet se keqpërdori ujin e pijshëm në vlerë mbi 110 mijë euro

Nebih Zariqi ka shumë vite që është pjesë e bordit të KOSTT-it. Këtë pozitë e ka mbajtur edhe në dy vitet e fundit kur ndaj kompanisë së tij ishte ngritur një kallëzim penal.

KRU Prishtina kishte ngritur këtë kallëzim penal pasi që në një inspektim ndaj kompanisë NNP Standard kishte vërejtur një çeshme pa ujëmatës. Kompania në fjalë është në pronësi të plotë nga Zariqi. Vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet mbi 100 mijë euro.

Kallëzimi penal nuk i ka lënë shenjë Zariqit që ka vazhduar të jetë i zëshëm në bordin e KOSTT, pavarësisht se po hetohej për një vepër ku vlera e dëmit është e madhe. Zariqi po kalon ditët e fundit në bordin e KOSTT ngase është në fund të mandatit.

Indeksoline ka tentuar të marr një prononcim nga ana e tij, por qasja ka qenë e pamundur.

Ligji i ndërmarrjeve publike parashef që shkelja e detyrave finduciare është e sanksionueshme dhe aksionari duhet menjëherë të shkarkoj dhe të marrë masa ligjore ndaj një drejtori të bordit./Indeksonline/