Në Brezovicën e mbuluar me borë, kështu po i kalon ditët e izolimit Ermal Fejzullahu

1 prilli e ka gjetur Kosovën të mbuluar me dëborë, ndërsa në vendet malore pamje bëhet edhe më e bukur.
Prej kohësh ditët e izolimit në shtëpi, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu po i kalon në një nga pjesët më të bukura në vend.
Ermali bashkë me bashkëshorten, Arianën dhe fëmijët e tij, po qëndrojnë në Brezovicë.
Edhe sot nga atje Ermali ka sjellur fotografi teksa shihet ambienti i mrekullueshëm i mbuluar me borë.
“Uroj të jeni mirë me shëndet të gjithë kudo që jeni. Durim edhe pak me shpresë se do të bëhet mirë për gjithë njerëzimin”, ka shkruar Ermali në foton e publikuar
Ndërkohë, kënga e fundit e Ermalit është ripërpunimi i hitit të tij “Për një dashuri” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin./Indeksonline/