75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Bruksel hapet tema e Asociacionit, çështjeve pronësore dhe financiare

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, konfirmuan se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve , të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik.

Ata konfirmuan se gjatë takimit të së hënës në Bruksel kanë hapur dy tema të reja: Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është caktuar të mbahet më 28 shtator.

Në Bruksel, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq, zhvilluan takim të përbashkët nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak.