Në Bujanoc sërish grafite me emër të Ratko Mladiqit

Në qendër të Bujanocit sërish janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.
Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se këto nuk janë raste të izoluar, por model i përsëritur i provokimit.
Postimi i plotë:
GRAFITET PO PËRSËRITEN – ATMOSFERA E URREJTJES PO NORMALIZOHET
Edhe sot, ashtu si në fillim të vikendit, në qendër të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “РАТКО МЛАДИ” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve.
Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën.
Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik.Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën.
Institucionet nuk duhet prapë heshtin.
Policia duhet të vepron. Pushteti lokal duhet ta dënon. Tupi Kordinues duhet të deklarohet. E njëjta skenë, e njëjta heshtje. Dhe kjo heshtje është bashkëpjesëmarrje, jo neutralitet.
Kujtojmë:
Në gusht u thye billboard-i i Komandant Lleshit – asnjë reagim.
U shfaqën grafite me thirrje “vritni shqiptarët” gjatë 2024– asnjë reagim.
U shkrua “Ratko Mladiq” në qendër – asnjë reagim.
Tani, përsëri.
A thua ku jemi duke jetuar?
Në Bujanoc apo në një zonë të kontrolluar nga strukturat që lavdërojnë kriminelët e Hagës?
Ky është proces i qartë i pushtimit të hapësirës publike nga “crne kapulače” në një qytet me shumicë shqiptar. Po zëvendësohet dinjiteti me frikë. Po fshihet kujtesa dhe po imponohet terror simbolik.
Reagimi ndërkombëtar është i domosdoshëm! Reagimi qytetar është urgjent! Reagimi institucional është vonuar mjaftueshëm!
(përshëndes ata që i fshin)./Indeksonline/