Në burg për abuzime seksuale, këngëtari i njohur vaksinohet kundër koronavirusit

Këngëtari i njohur R. Kelly është vaksinuar kundër koronavirusit.
Sipas burimeve të TMZ, këngëtari është i dyshuar për abuzime seksuale, trafikim dhe mashtrime, transmeton Indeksonline.
Ai kishte bërë kërkesë që pas përhapjes së virusit të vaksinohet menjëherë, për shkak të shëndetit, por që kërkesat e tij ishin refuzuar.
Në New York, procesi i tij gjyqësor do të fillojë në gusht./Indeksonline/